Berni Eklstoun: Në Ferrari ka shumë italianë!

Bosi i madh, Berni Eklstoun, thekson se për gjendjen e keqe te Ferrarit fajtore kryesore është kryesia e tanishme e tij që përbëhet, kryesisht, me njerëz nga Italia që, sipas tij, nuk kanë atë nivel profesional që të realizojnë ndryshimet dhe reformat e duhura. Gjatë tre viteve të fundit, Mercedesi ka dominuar, në një shkallë të konsiderueshme, duke mos pasur ndonjë konkurrencë serioze nga Ferrari dhe Red Bulli, ndërsa, sa i përket, Meklarenit, ky i fundit është edhe më shumë mbrapa. Për këtë arsye, Berni thotë se në Ferrari duhet të bëhen disa gjëra, në rast se ata duhet ta mbajnë Sebastian Fetelin, të cilin ai, me që ra fjala, e konsideroi si viktimë të italianëve.

“Ferrari, tani, është si në periudhën para Mihael Shumaherit dhe Zhan Todit. Në Ferrari. Tani, ka shumë italianë. Unë nuk kam asnjë kundër tyre, por ata, në gjakun e tyre, nuk kanë shumë fortësi që të bëjnë atë që kanë bërë, dikur, Todi dhe Brauni. Ferrari ka nevojë për gjak të fresket”, vuri në dukje Eklstouni, duke shtuar se Feteli që synon të përsërisë suksesin e Miahel Shumaherit, do t’i mbesë besnik edhe më tej kompanisë. “Misioni i Fetelit është Ferrari, ai ka rënë viktimë e ekipit, por unë jam i sigurt se ai do t’i qëndrojë besnik kompanisë. Unë e njoh atë mjaft mirë dhe e di se ai do të qëndrojë këtu që të realizojë ëndrrën e Ferrarit”, vuri në dukje bosi i madh Berni.

Sfidanti.al