Serena Uiliams tegon me krenari unazën e fejesës

Tenistja e njohur amerikane, Serena Uiliams, tregoi, këto ditë, me krenari unazën e saj me diamant të fejesës, me të cilën bashkëthemeluesi i kompanisë së njohur amerikane, “Reddit”, Aleksis Ohanijan, i propozoi asaj që të martohej me të. Javën e kaluar, top-tenistja e befasoi botën e sportit me lajmin eksitues se ajo është fejuar me të dashurin e saj, me të cilin “është bashkë” prej pothuajse dy vitesh. Uiliams, 35 vjeçe, dhe Ohanijan, 33 vjeç, vendosën që ta shënojnë lidhjen e tyre zyrtare me një udhëtim romantik në Romë.

Thuhet se të dy ata janë njohur rastësisht, në maj të vitit 2015, në turneun e Parisit, “Rolan Garos”. Serena është bartëse e 22 titujve të turneve Grand Slam dhe zotëron, githsej, 71 tituj te turneve prestigjiozë të tenisit. Ajo ka fituar rreth 81 milionë dollarë, qëkur ka debutuar në tenis, më 1997. Momentalisht, motra më e vogël e Venus Uiliamsit ndodhet në vendin e dytë të ranglistës botërore të ATP-së. Pasuria e Aleksisit vlerësohet në afro gjashtë milionë dollarë.

Sfidanti.al