Bernal dorëzohet dhe tërhiqet nga Turi i Francës: Nuk doja të mbyllej kështu…

Turi i Francës humbet kampionin në fuqi; Egan Bernal tërhiqet nga ky eveniment. Vetë ciklisti kolumbian e konfirmoi pas mbylljes së etapës së 16 të zhvilluar ditën e martë. ‘Nuk doja të përfundonte kështu,por ishte një vendim i drejtë duke parë rrethanat-tha 23 vjecari-kam respektin më të madh për këtë garë dhe po mendoj që të kthehem në vitet e ardhshme

Bernal ishte jashte cdo pretendimi për të fituar këtë edicion të Turit të Francës dhe në etapën e së dielës ai humbi shumë terren ndërkohë që në renditjen e përgjithshme në fund të etapës së 16 ishte i pozicionuar në vendin e 16 me 19 minuta e 4 sekonda më shumë se Lideri i Turit, Primoz Roglic.

Sfidanti.al