Roma gjen paratë e Kumbullës nga Çengiz Under!

Shqiptari mbërriti në kryeqytet që një ditë më parë dhe kaloi provat mjekësore, e pritet që menjëherë të jetë nën urdhërat e trajnerit Fonseka, për t’u bërë gati për Serinë A. Roma, ndërkaq, një pjesë të parave për transferimin e tij, i gjeti nga transferimi “në dalje” i turkut Çengiz Under, i cili do të shkojë tek Leisteri në Angli për 27 milionë euro. Pak a shumë kjo është shuma që do të paguhet për Marash Kumbullën, dhe klubi roman duket se ka gjetur mënyrën sesi ta financojë marrjen e qendërmbrojtësit shqiptar nga Verona.

Sfidanti.al