Garet Bejli kthehet tek Totenhemi, por me “barrën” 15 milionë euro të rrogës!

Një vit huazim e më pas “të shohim, e të bëjmë”, kjo është formula e kalimit të “uellsianit elektrik” në “Uajt Hart Lejn”. Garet Bejli do të jetë të paktën për 12 muaj lojtar i Totenhemit, dhe Zidani do të shpëtojë të paktën për kaq kohë duke mos e pasur në ekip. Reali pranoi të paguante një pjesë të mirë të rrogës së 31-vjeçarit, por sërish 13 milionë paundë stërlina, apo rreth 14.5 milionë euro, do të duhet të paguhen nga londinezët. Një bast i vështirë për Zhoze Murinjon, që këmbënguli ta kishte Bejlin në ekip, ndonëse kohët e fundit ai kishte luajtur pak në “Bernabeu” dhe më shumë ishte parë në fushat e golfit dhe me fanelën e Uellsit.

Sfidanti.al