Befasi në Klivlend: Irving kërkon transferim,shkaku.. Lebron Xhejmsi

Tifozët e ekipit Klivlend Kavaliers u befasuan, mbasi u përhap lajmi se Kajri Irvingu kishte kërkuar nga kryesia e klubit që ta lejojë atë që të largohet. Shkaku, as pak dhe as më shumë, është Lebron Xhejmsi, pasi ky mbrojtës i shkëlqyer (Irving)nuk dëshiron që të luajë në krah të “mbretit Xhejms” dhe të qëndrojë në hijen e tij, ashtu sikurse ka ndodhur gjatë dy sezoneve të fundit. Irvingu dhe agjenti i tij u takuan,  me kryesinë e klubit, duke i shprehur asaj kërkesat e veta. Sipas mediumeve amerikanë, klubi i Klivlendit nuk ka ndërmend që ta pengojë Irvingun që të largohet, nëse dëshiron. Jozyrtarisht, thuhet se ekipi kandidat më serioz për të siguruar shërbimet e Irivingut është San Antonio.

Lebron Xhejmsi, nga ana e tij, sikurse bëhet e ditur, është zhgënjyer nga një zhvillim i tillë i situatës, por ka thënë se nuk ka ndërmend që të ndërhyjë dhe se do që kryesia e klubit ta zgjidhë, sa më shpejt, këtë çështje.

Sfidanti.al