Sharapova do të luajë në kualifikueset për në US Open, do niset nga “ferri”

Ish-tenistja nr.1 e botës Maria Sharapova do të marrë pjesë në fazën kualifikuese të turneut US Open që të mund të marrë pjesë në turneun kryesor. Kjo teniste ruse që, tani, zë vendin e 171-të në ranglistën botërore të ATP-së, nuk do të marrë ftesë të veçantë (Wild Card) për në US Open, kështu që do të jetë e detyruar që të luajë në ndeshjet kualifikuese.

Anxhelika Kerber do të mbrojë titullin në US Open, ndërkohë që në të do të marrë pjesë edhe tenistja aktuale nr.1 e botës, Karolina Plishkova. US Open do të fillojë më 28 gusht dhe do të përfundojë më 10 shtator.

Sfidanti.al