Antetokumbo pritet të luajë, si parashikohet finalja e parë në NBA?!

Do të luhet në Arenën e Feniksit, në prani të publikut entuziast vendas, dhe të yllit të ri shpërthyer, Devin Buker. Trajneri i Miluokit, Badenholzer, besohet se do t’ia ngarkojë veteranit Kris Midëlton detyrën për të mbuluar Bukerin, ndërsa pyetja ndoshta kryesore është nëse Janis Antetokumbo do të luajë sonte në ndeshjen e parë të Finaleve të NBA-së! Përgjigja është se kapiteni i Miluokit pritet që të jetë në parket, por nuk dihet se në çfarë gjendjeje fizike do të jetë, dhe nëse rrezikon sërish për t’u dëmtuar.

Kjo që po ndodh me Antetokumbon nuk është diçka e veçantë, pasi dëmtime kanë pasur Lebron Xhejms, Entoni Dejvis, Xhejms Harden, Kajri Irving, Kevin Durant, Kauai Leonard, Kris Pol apo Trej Jang. Feniksi ka qenë ekipi më me fat në këtë fazë plej ofi në NBA, sepse përballë tyre nuk ishte Dejvisi, Xhamal Marrej dhe Leonardi. Ata shpresojnë që kështu të ndodhë edhe me Janisin. Miluoki vërtet ka një ekip shumë të fortë në mbrojtje me Midëltonin, Holidein, Lopezin dhe Takerin. Feniksi ka dy yje kryesorë, të riun Buker dhe veteranin Pol, ndërsa pritet një seri finale shumë e fortë.

Sfidanti.al