Alonso dëshiron të jetë në krah të Verstapenit, veçse në … La Mansh!

Nuk dihet nëse është shok i mirë skuadre, edhe pse ka mbushur 40 vitet e moshës. Fernando Alonso pati episodin e famshëm me Ljuis Hamiltonin kur ishin tek Meklareni në 2007 duke humbur edhe titullin  botëror për shkak të konfliktit brenda ekipit, ndërsa dëshiron ta provojë sërish të jetë në krah të një ylli të madh të Formula 1. Piloti spanjoll ka deklaruar se do të pëlqente të garonte bashkë me Maks Verstapenin, kampionin e dyfishtë të botës, por nuk e thotë këtë për F1, por për garën e madhe të 24 orëve të La Manshit. Nuk dihet nëse holandezi do ta pranojë ftesën.

Sfidanti.al