Dieta apo pasioni janë “kyç” për Halandin, Kajl Uolkeri e di përgjigjen!

Në mediat angleze dhe ato europiane u botuan shumë shkrime apo kronika lidhur me mënyrën e të ushqyerit të gjigandit norvegjez të Mançester Sitit. Erling Halandi, sipas këtyre raportimeve, ia dedikon suksesin në futboll dietës së tij të veçantë dhe të studiuar mirë, si dhe disa gjërave të tjera, mes të cilave edhe lloji i syzeve. Gjithsesi, shoku i tij i ekipit tek Siti, Kalj Uolker, thotë se këto nuk janë vendimtare. “Kryesore është që ai ka shumë pasion për futbollin, – thotë mbrojtësi anglez, – ai është shumë i përkushtuar në fushë dhe jashtë saj. Me gjasë, babai i tij Alfi duhet të ketë një ndikim shumë të madh tek i biri”.

Sfidanti.al