Kilian Mbape ia merr Mesit të paktën një rekord në Champions

Në të ardhmen mund të bëjë më shumë, ndonëse talentin vështirë ta ketë të krahasueshëm me atë të argjentinasit. Gjithsesi, Kilian Mbape është një yll i madh i vërtetë futbolli, krejtësisht në të drejtën e tij, dhe këtë e tregoi kur vendosi rekordin si futbollisti më i ri që arrin në 40 gola të shënuar në Champions. Sulmuesi francez realizoi ndaj Juventusit ndërsa ëhstë 23 vjeç e 317 ditë apo 23 vjeç, 10 muaj e 8 ditë. Rekordin e mbante Lionel Mesi që ia kishte dalë 24 vjeç, 4 muaj e 8 ditë në nëntor 2011.

Sfidanti.al