Marrëveshja ishte shumë e mirë për të dyja palët, dhe vërtet mund të quhet e ndershme. Tajson Fjuri dhe Entoni Xhoshua do të marrin secili nga 50 për qind të fitimeve të duelit të parë mes tyre, ndërsa është rënë dakord që të zhvillohet edhe një duel i dytë, në të cilin fituesi i të parit do të marrë 60 për qind, dhe humbësi 40. Deri këtu, shumë në rregull, ndonëse nuk duhet nëse të ardhurat do të jenë aq të mëdha sa jemi mësuar në të kaluarën. Për ta bërë më fitimprurëse, po synohet që dueli të organizohet në Arabinë Saudite, që dëshiron të ketë sa më shumë reklamë dhe tërheqje ndërkombëtare.
Sfidanti.al