Një aktivist i LGBT ka bërë një denoncim kundrejt Neymar në zyrën e Prokurorisë së Sao Paulos për homofobi, pasi sulmuesi e përkufizoi të dashurin biseksual të nënës së tij Nadine Gonçalve si një ‘gay i vogël’
Aktivisti Agripino Magalhes, që nuk është I përfshirë direkt në këtë cështje, bëri të ditur në Instagram se ka ndërmend të bëjë një denoncim për homofobi dhe nxitje të urrejtjes kundrejt futbollistit të Paris Saint Germainit, përfsqësuesit e të cilit kanë refuzuar të komentojnë informacionin.
Fyerjet homofobe u thanë gjatë një bisede private të Neymar me miqtë e tij për të cilën pati një regjistrim audio dhe që u publikua në media. Neymar, e quan Tiago Ramos, 22 vjec, të dashurin e nënës së tij 52 vjecare ‘gay i vogël’ dhe ‘bir k….’
Nadinë Gonçalves e bëri të ditur lidhjen e saj me të riun në muajin prill dhe menjëherë media skandalistike zbuloi se Tiago Ramos është biseksual. Ndërkaq, vetë Neymar, 1 vit më parë u akuzua për përdhunim nga një vajzë të cilën e ftoi në Paris pas një flirtimi online, por cështja u arkivua për mungesë provash.
Sfidanti.al