Ndokujt në kryeqytetin spanjoll mund t’i uket si një cmenduri, por zhvillimi i ndeshjeve të Realit të Madridit në Wanda Metropolitano mund të bëhet realitet. Atletico Madrid ka shfaqur gatishmërinë t’i huazojë stadiumin Wanda Metropolitano, rivalëve të Realit të Madridit për disa ndeshje të La Ligas. Ai që e pohoi këtë ishte vetë presidenti I Los Colchoneros, Enrique Cerezo
‘Nuk kam asnjë dyshim për faktin që do të jemi në dispozicion të Realit të Madridit-tha Cerezo gjatë një ceremonia me kryetarin e Bashkisë së Madridit.
Reali i Madridit ka nisur rikonstruksionin e Santiago Bernabeu dhe për këtë arsye Los Blancos kanë vendosur që ndeshjet e mbetura në shtëpi për këtë sezon t’i luajnë në stadiumin e Real Madrid Castilla, ‘Alfredo Di Stefano’ në Valdebebas.
Sfidanti.al