Halli i Dibalës, del tepër dhe ku luan me Mesin, edhe me CR7-ën!

Trajneri i Juventusit, Mauricio Sarri (në foto) ka disa cilësi pozitive, dhe njëra prej tyre është që përpiqet gjithmonë të thotë atë që mendon. Kjo, padyshim është arsye që ai respektohet edhe në Torino, dhe sinqeriteti i fundit kishte të bënte me Paulo Dibalën. “Po flasim për një lojtar jashtëklasi, – u shpreh Sarri, – një lojtar shumë i talentuar, i veçantë, por ai ashtu si edhe Ronaldo, është atipik”. Çdo të thotë “atipik”? “Ai dhe Ronaldo janë sulmues atipikë, dhe ne duhet të respektojmë disa ekuilibra taktikë, – sqaron Sarri, – gjithsesi, kanë kaq shumë klas, saqë është e vështirë të hiqet dorë nga secili prej tyre”. Trajneri kërkon më shumë vlerësim të vetes nga Miralem Pjaniç, që të mos mërzitet për nja dy ndeshje të dobëta, por ta bindë veten se është lojtar i madh. Ndaj Milanit, në gjysmëfinalen e Kupës, Juvja do të luajë me avantazhin e barazimit 1-1 në “San Siro”, ndërsa kuqezinjtë do të jenë pa Ibrën, Kastijehon dhe Teo Hernandezin.

Sfidanti.al