Afron Botërori i Formula 1; Ferrari zgjedh skuadrën për simulatorin

Ferrari ka përzgjedhur 4 pilotët që do të alternohen me njëri-tjetrin në simulatorin e Kokëkuqes italiane për vitin 2019 duke kontribuar këshut së bashku me pilotët titullarë në zhvillimin e makinës. Ata janë Paskal Verlajn, Brendon Hartli, Antonio Fuoko dhe Davide Rigon.

Paskal Verlajn që aktualisht është te skuadra Mahindra në Botërorin e Formula E, ka garuar në Formula 1 në sezonet 2016 e 2017 pasi u shpall kampion në kategorinë DTM në vitin 2015.

Brendon Hartli vjen në Maranelo pas eksperiencës së përjetuar pikërisht me Toro Roson në Formula 1 me të cilën garoi që nga Cmimi i Madh i SHBA në 2017 deri në përfundim të sezonit të kaluar. Brendon Hartli favorizohet edhe nga pjesëmarrja e tij në garat e gjata; ai është dy herë kampion bote i FIA WEC në 2015 e 2017, ndërkohë që ka fituar edhe ediconin e vitit 2017 të 24 Orë të Le Mans

Antonio Fuoko është pjesë e Ferrarit, skuadër së cilës iu bashkua pas përfundimit të Akademisë së Pilotëve të kësaj skuarde. Ai i bashkohet ekipit te simulatorit të Kokëkuqes Italiane pas paraqitjes jashtëzakonisht të mirë në F2 sezonin e të cilit e mbylli me një fitore në Abu Dabi

Davide Rigon është një veteran i simulatorit të Ferratit me të cilin është i impenjuar që nga viti 2014, ashtu sic ndodh edhe me garimin e tij në kompeticionet GT si pilot zyrtar. Në të njëjtën kohë ai është prej kohës edhe pjesë e WEC me skuadrën AF Corse të Ferrarit me të cilën ka shënuar 4 fitore.

sfidanti,al