Euzheni Bushard është sërish ‘e pranishme’ në Super Bowl: Këta mund të ishim ne

Tom Bredi dhe Xhizel Byndshem janë ndoshta cifti më mediatik në sportin boteror. Janë shumë tërheqës, të pasur dhe shembujt e suksesit profesional, kështu që është dicka normale që shumë njerëz duan të jenë si ata.

Është ky rasti i komikut dhe tregimtarit Kevin Rafael i cili ka realizuar një fotomontazh ku ai ka zëvendësuar kuotërbekun legjendar të Nju Ingland Patriots, Tom Bredi në një foto të tij me bashkëshorten. Po cila është ajo që ka ‘marrë’ rolin e Byndshen në këtë foto montazh të Rafael? është një sportiste e vecantë dhe bëhet fjalë për vetë tenisten Euzheni Bushard.

‘Këta mund të ishim ne-shkruante Kevin Rafael në fotomontazhin e publikuar në rrjetet sociale duke e përmendur Bushard, me këtë të fundit që nuk vonoi të reagojë duke postuar emoji të qeshur në Instagram Stories të saj. Euzheni e Rafael prej kohësh kanë raporte shoqërore dhe fraza me tone shakaje: ‘Këta mund të ishim ne’ është parë edhe herë të tjera në komunikimet mes tyre, sigurisht në kontekste të ndryshme.

Euzheni Bushard dhe Kevin Rafael janë njohur në vitin 2010 kur tenistja kanadeze vizitoi programin e komikut dhe këtu nisi raporti i tyre shoqëror i bazuar në batutat dhe frazat me tone humori që arritën kulmin pikërisht në mbrëmjen e madhe të Super Bowlit, ku Bushard nuk mund të mungojë as në mënyrë indirekte

sfidanti.al