Sezonin e kaluar e humbi garën më të madhe europiane të klubeve pikërisht në ndeshjen e fundit. Këtë vit, Lacio shpreson që të ndodhë ndryshe dhe nuk ka hequr aspak dorë nga ëndrra Champions, siç u duk edhe në fitoren e arritur në fushën e Frozinones. Një gol i Kaisedos në minutën e 36-të të pjesës së parë, i ktheu tek suksesi djemtë e trajnerit Simone Inzagi, pas humbjes me përmbysje ndaj Juves, dhe kualifikimit me penallti ndaj Interit në Kupën e Italisë.
Tomas Strakosha, në portën laciale, bëri detyrën, me pritje të rëndësishme, ndërsa ai dhe Lacio u shpëtuan nga VAR-i kur gjyqtari dha penallti për vendasit. Rishikimi i pamjeve filmike bëri që vendimi të tërhiqej. Kjo fitore bëri që kryeqytetasit të ngjiteshin në kuotën e 35 pikëve, baraz me Romën dhe vetëm 1 pikë larg Milanit, që mban vendin e katërt, pozicionin e fundit të zonës Champions.
Sfidanti.al