Paris SG pësoi humbjen e parë në ligën franceze, dhe disfata në Lion ndodhi duke mos qenë Nejmar në skuadër. Ylli brazilian është i dëmtuar dhe do të mungojë relativisht gjatë, ndërsa gazetarët nuk ngurruan ta pyesnin Kilian Mbapenë sesa e vështirë ishte të luhej pa numrin 1-0 në fushë.
Sulmuesi 20-vjeçar nuk ngurroi të jepte një përgjigje inteligjente që shpjegoi gjithçka. “Pyesni Valverden sesi është të luash pa Mesin”, – tha francezi, kampion i botës. “Nuk e di nëse ishte një humbje e merituar për ne, – analizoi ai më pas, – në pjesën e parë, po, e merituam që të humbisnim, por jo pas pushimit sepse për shumë minuta dominuam ne. Sidoqoftë, nuk shënuam dot më shumë ndaj humbëm”.
PSG do të luajë mesjavën e ardhshme në fushën e Mançester Junajtidit, në Champions, dhe gjendja nuk duket shumë e mirë, edhe pse diferenca në ligën franceze është tepër e madhe. “Nuk druhem aspak për Championsin, – u shpreh Mbape, – le t’i marrim ndeshjet një e nga një, dhe të presim kur të vijë radha e sfidës në Europë”.
Sfidanti.al