Problemet fizike nuk po i ndahen këto kohë dhe i vuajti edhe në Ndeshjen e Yjeve. Janis Adetokumbo u detyrua të luante sërish një rol periferik për Miluokin sepse qendroi në parket vetëm për 6 minuta e gjysmë, duke ndjerë shqetësime në gju. Pavarësisht nga kjo, Baksat fituan 128-99 ndaj Çikagos duke arritur triumfin e 13-të radhazi këtë sezon të NBA-së. “Gjuetia” ndaj Bostonit dhe titullit kampion po vazhdon. Adetokumbo në 6.5 minuta shënoi 5 pikë, kapi 4 topa në tabela e shërbeu 4 asistë, pra ishte në formë të shkëlqyer.
Sfidanti.al