- Përse trajneri i Partizanit dekalron me zë të lartë se titulli kampion nuk duhet të vendoset nga arbitrat?
- Sepse të gjithë e dinë, madje edhe më mirë vetë Starova, se arbitrat kur bëjnë gafa parimore i kanë të komanduara nga lart dhe nuk bëjnë me kokën e tyre…
- Përse presidenti Duka është zemëruar kaq shumë me arbitrat sa ka dënuar Jeminin dhe Koçin, dy arbitra me stemë?
- Sepse kanë dalë nga rruga e “Zotit”, pra nga shinat që u ka bërë i madhi, kur Jeminia kuzohet se ka ndihmuar në ilegalitet Partizanin, kurse Koçi …se nuk ka ndihmuar , madje i ka prishur punë Kukësit…
- Përse trajneri i Vllaznisë , Cungu që vetëm një javë më parë ishte krenar për çunat, në Vlorë ka thënë se “ futbollistën luajtën pa dëshirë”?
- Sepse Vllaznia ndaj Flamurtarit jo vetëm që nuk kishte dëshirë, por sikur e kishte të ndaluar edhe të sulmonte portën .
- Përse trajneri Gjoka i Kukësit thotë se gara për titull është e egër por rivalët nuk na trembin?
- Sepse për trajnerët nuk është kaq e egër sa thuhet, por për presidentët është një lojë që të lodh këmbët dhe ..xhepat!
- Përse Tirana nuk skquqet fare në kampionat edhe kur bëhet gati për një ndeshje turpi, si ajo me Kukësin që vetvritet me rotacion….
- Sepse i kanë dhënë fjalën pronarët e kampionatit se turpin në kampionat do t’ia konvertojnë në “lavdi” në Kupë..