Armando Cungu ( trajner i Vllaznisë): “ Më çudit ky qytet …(fjala është për Vlorën)Unë kam shumë miq dhe as nuk më shkon mëndja se mund të pritemi me sharrje kaq banale”
Sulejman Starova ( trajner i Partizanit): “ Vitet e Dukës si president kemi parë se kush e jep titullin kampion, por le të ndjekim këtë sezon meqë e paskan në dorë arbitrat dhe jo shefat”
Ilir Daja ( trajner i Skënderbeut): “ Kam thënë se e kam bërë autostradë për Tiranën në kohën që unë isha në stol kurse Josa ishte këshilltar i presidentit Halili..”
Shpëtim Duro ( trajner i Flamurtarit): “ Nuk besonit kur iu thashë që në fillim se bilancin do ta bëjmë në fund dhe jo tani. Fitoret me Lufetarin dhe me Vlazninë vlejnë më shumë se 6 pikë”.
Gash Magani ( trajner i Teutës): “ Më ka lënë shije shumë të keqe mënyra se si u eliminuam në Kupë, por kjo ndeshja me Partizanit nuk është vendi ideal për gabime..”
Dejvi Bregu ( sulmues i Luftëtarit): “ Në përgjithësi thuhen fjalë të bukura për ekipin tonë, por kur vjen puna në fushë kemi një rol tjetër për të luajtur atë të ..viktimës”
Arbnor Fejzullau ( futbollist i Partizanit): “ Nuk më vjen mirë kur dëgjoj se Partizani varet nga Ekuban, sepse në qoftë 100% e vërtetë atëherë është shumë e vështirë të fitosh kampionatin”