-Përse presidenti Duka në një shkrim, apo letër të hapur për popullin e futbollit thotë se Kombëtarja është e të gjithëve?
–Sepse kjo është po aq e vërtetë, sa sikur të gjëndej një pronar “bemires” që të thërrasë se toka ime është edhe toka e juaj..
-Përse trajneri De Biazi nuk e ka mbajtur më sekret se Xhakën e paskan refuzuar Zvicranët, më parë se të vishej kuqezi?
–Sepse loja e refuzimit vlen edhe për vetë trajnerin tonë të Kombëtares që e hodhi spirancën në detin e kret botës dhe ajo mbeti prapëseprapë në ..detin tonë
–Përse Tirana ka frikë të rebelojë për golin misterioz që iu anullua në ndeshjen me Vllazninë, cila ishte arsyeja e vërtetë?
–Sepse ka një marrëveshje të fshehtë sipas së cilës Tirana do ta vazhdojë të luajë viktimën në kampionat, por vuajtjet do t’i kthehen në llastime në Kupë…
– Përse trajneri Starova ka thënë se edhe barazimi me Skënderbeun nuk është keq, vetëm për humbjen mos i flisni?
-Sepse nga frika e humbjes apo nga frika e zemërimit të presidentit., trajnerët tanë i kanë bërë një bust monumental barazimit në ndeshjet me “lepur në bark”…
–Përse trajneri Josa i Tiranës thërret dhe nuk e dëgjon njeri kur thotë se “ Rrezikojmë për mbijetesë..”?
–Sepse le të mos e dëgjojë populli bardheblu, rëndësi ka që fatet e ekipeve janë përcaktuar nga fallxhorët zyrtar dhe Tirana ka..shpëtuar për qime!
–Përse në mjediset e Federatës thonë se u vjen keq për Flamurtarin që nuk do të shpëtojë dot nga rënia në “humnerë”?
–Sepse vlonjatët, sidomos Sinani, ka zemëruar aq shumë Zotat sa janë betuar se jo vetëm do t’i heqin pikë të tjera, por pretendojnë edhe ..skalpin
Sfidanti.al