Volejbolli dhe seksi, në Itali dinë si të kombinohen për fitore!

Italia jo më kot është një nga vendet me volejbollin më të zhvilluar në botës, me sportin që shkëlqen që në vitet 80-të të shekullit të kaluar. Me një përvojë të tillë është normale që diskutohet edhe një moment i rëndësishëm që mund të ndikojë në paraqitjen sportive, seksin përpara garave. “Sfidoj këdo që thotë se nuk ka bërë seks përpara ndeshjes të paktën një herë, – thotë organizatori i Lubes, Antonio Korveta, – është gënjeshtër”. Volejbollisti italian thekson se mjaft të mos ketë “maratonë”, ndërsa “kur fle me gruan apo me të dashurën, je më i qetë”.

Xhulia Leonardi, lojtare e Modenës, thotë se seksi para garës i bën më mirë femrave (I jep energji), ndërsa meshkujt mund t’i dëmtojë. Po kur burrë e grua janë volejbollistë? Tomas Bereta, lojtar i Monzës, i dashur i Fabiola Fakinetit (Lenjano), thotë: “Problemet i patëm vjet, kur ishim të ndarë, ndërsa këtë vit është ndryshe”. Natalia Brusa, volejbolliste e Bizontes së Firences, grua e një ish-volejbollisti, thotë: “Kur është sportist profesionist di si të sillet, kur isha jashtë Italisë dhe vinte im shoq e më takonte, trajneri më thoshte se dukesha që isha më e qetë”. Qetësia psikologjike të ndihmon të luash më mirë.

Së fundi, një shembull nga atletika. Historia thotë se Bob Bimen pati një natë veçanërisht të nxehtë përpara garës së kërcimit së gjati në Lojrat Olimpike në Meksikë në 1968. Amerikani realizoi të nesërmen “kërcimin drejt historisë”, me 8 metra e 90 centimetra.

Sfidanti.al