Argjentina, gati “gijotina” për trajnerin Bauza

Argjentina është duke menduar shkarkimin e  trajnerit Edgardo Bauza, pas humbjes 2-0 nga Bolivia dhe tani rrezikon seriozisht finalet e Botërorit, pasi gjenden në vendin e pestë në renditje, me një pikë më pak se Kili i vendit të katërt, pozicion që të dërgon direkt në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Sipas asaj që raporton “The Sun”, trajneri i Sevijas, Horge Sampaoli, është kandidati kryesor për ta zëvendësuar Bauzan te Argentina. Kujtojmë se Sampaoli gjithashtu kërkohet me ngulm edhe nga Barcelona, ku e shohin si zëvendësuesin ideal të Luis Enrikes. Ky i fundit do të largohet nga “Camp Nou” në përfundim te këtij sezoni.