Nënpresidenti i parë i Federatës së Futbollit të Rusisë, Nikita Simonjan, ish-futbollist i shquar sovjetik në vitet 1950, e quajti kreun e komisionit të pavarur të Agjencisë Botërore të Antidopingut (WADA), Riçard Maklaren, “një figurë të neveritshme që gërmon në plehra”. Sipas Simonjanit, “të gjithë e kanë të qartë se qarkullon një ide që neve të na hiqet kampionati botëror. Tani, kanë filluar që të merren me dopingun në futbollin tonë. Kam mendimin e Maklareni është figura më e neveritshme që po gërmon në plehra. Do apo nuk do ai, kampionati botëror do të zhvillohet në Rusi”, tha Simonjani që, në fakt, është zemëruar shumë me vendimin që të gjithë futbollistët e përfaqësueses së Rusisë duhet t’i nënshtroheshin testit të dopingut para ndeshjes së saj miqësore me Belgjikën (3-3). Më 23 mars, zëdhënësja zyrtare e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, paralajmëroi për një fushatë që po përgatitet në Perëndim kundër zhvillimit të Botërorit të vitit 2018 në Rusi.
sfidanti.al