Verbëri totale: 6 palë sy përdhjenë penalltinë flagrante në favor të Teutës!

Pak kohë më parë e kishim quajtur me përkëdheli Usain Bolt për shkak të shpejtësisë rrufe në dhënien e dy penalltive për 3 minuta në një ndeshje jo dosido.. Por, në sistemin e lojës shqiptare me top ,arbitri Juxhin Xhaja s’lejohet të vrapojë pa lejen e zotave dhe sidomos kur është krejt  e ndaluar që vendimi të jetë i pastër, pa tundim, i dalë vetëm nga një kokë. Qysh atë ditë, Xhaja nisi rrugën e parajsës me bilbil, pa e ditur se që ngjitesh në altarin e gjykimit, nuk duhet të jesh i shpejtë, por pranohesh edhe si breshkë vetëm që të bindesh me verbëri urdhërit. Tani që  stema e FIFA-s nuk është më lavdi, por është bërë si loja me derrin maç, arbitrat kanë vetëm një detyrë fikse..tu pëlqejnë atyre sipër dhe pse populli i fërshellen nga shkallët e stadiumit.. Juxhini sipas orientimit të “Partisë” u shfaq në Durrës,aq sa mbiemri Xhaja tingëllonte  kumbueshëm me atë që ndodhte në fushë.

Kur Teuta u përball me Kukësin në këtë ndeshje, ku merrnin frymë edhe  pesë gjyqtarë, ku nuk kanë munguar as asistentët pas porte, sërish gabimet në gjykim kanë qenë rrezatuese., madje deri diku kanë shpuar edhe zemrën e rezultatit. Në minutën e 40-të të takimit, Çyrbja arrin të futet bukur në zonën e Kukësit, por në momentin e fundit është qendërmbrojtësi Alla, ai që e tërheq duke e rrëzuar. Por, kryesori Xhaja që është shumë pranë aksionit lejon vazhdimin e lojës. Në pamjet filmike duket qartë se kemi të bëjmë me një 11-metërsh të pastër në favor të Teutës, që është mohuar. Në këto momente, rezultati i takimit ishte 2- 0 në favor të Kukësit dhe goli i durrsakëve mund t’i kishte dhënë një tjetër rrjedhë takimit.

Në fund të ndeshjes, Teutës dhe Maganit i kanë pushuar lotët pasi kanë dëgjuar frazën shëruese nga “doktori”: ju dhembi pak këtë herë, por ndeshjen tjetër do ta merrni atë që kërkuat këtë herë…

Sfidanti.al