Edhe Herta e Berlinit ulet në gju, proteston kundër Trampit!

Futbollistët e Hertës së Berlinit, në ndeshjen e fundit me Shalken, në kuadrin e Bundesligës, vendosën që të ulen në njërin gju, duke mbeshtetur kështu protestën e sportistëve amerikanë kundër presidentit të SHBA-së, Donald Tramp. Kohët e fundit, janë rritur protestat kundër brutalitetit të policisë, urrejtjes ndërracore dhe marshimet kundër presidentit Donald Tramp, kështu që mund të thuhet se shoqërinë amerikane e ka përfshirë kaosi. Futbollistët e Hertës së Berlinit, në stadiumin e vet “Olimpik”, u shprehën mbështetjen e tyre të gjithë amerikanëve, duke u ulur në gjunj, sipas shembullit të sportistëve amerikanë, në shenjë proteste ndaj presidentit Tramp.

Në fakt, këtë lëvizje i pari e bëri futbollisti (regbisti) amerikan, Kolin Kaepernik i ekipit të San Francikos 49, që u ul në njërin gju gjatë ekzekutimit të himnit amerikan para një ndeshjeje të ligës NFL. Herta është klubi i parë evropian që bashkohet me protestat kundër Trampit.

Sfidanti.al