I plotfuqishëm dhe jashtë fushe, Drogba ndaloi luftën në vendin e vet!

Ndoshta, juve nuk iu ka pëlqyer klubi i tij, pronari ose trajneri i tij, por, me siguri që ai vetë u ka pëlqyer. Ai është ikonë e një brezi që i ka dhënë kësaj bote shumë më tepër sesa mjeshtrit e futbollit në fushën e lojës. Futbolli në një vend të botës solli paqe dhe ndaloi gjakderdhjen e luftën civile që nisi më 2002. Ai është gjysmë njeri e gjysmë bishë dhe emrin e ka Didier Drogba. Ai ka qenë një nga futbollistët më të rëndësishëm në historinë e Celsit, me të cilin ai ka luajtur gjatë dy përiudhave, duke kaluar atje pothuajse 10 sezone, fillimisht, gjatë viteve 2004-2012 dhe, më pas, gjatë sezonit 2014/15. Por, në këtë rast, ne nuk e kemi fjalën për sukseset e tij në fushën e futbollit, pasi për këtë duhet shumë kohë, por, për një moment që daton në vitin 2005.

Nëse ju nuk e doni Drogban, atëherë, ju nuk duhet të doni as madhështinë njerëzore. Ishte data 8 tetor 2005, kur Bregu i Fildishtë siguroi pjesëmarrjen në kampionatin botëror të vitit 2006. Mikrofoni iu dha Drogbas që donte vetëm një gjë, ndalimin e luftës civile. “Ne provuam se mund të jetojmë bashkë, të luajmë dhe të kemi një qëllim të përbashkët. Ju premtoj se gëzimi i përbashkët do të na bashkojë neve”, deklaroi, atë ditë, Drogba që, më pas, u lut lojtarëve të tjerë të vet dhe të gjithë së bashku u ulën në gju në mes të fushës së lojës.

“Sot, ju lutemi juve, duke u ulur në gjunj, ju lutemi, ju lutemi, ju lutemi… që të mos luftojmë më. Ju lutemi, ulini armët, zhvilloni zgjedhje dhe kështu do të jetë më mirë”, u lut Drogba, ndërsa fytyra iu mbush me lot. Këto fjalë të Drogbas prekën dhe shkuan deri te veshët e të gjithëve në vendin e tij, por edhe më gjerësisht në botë. Ai u bë frymëzim për shumë futbollistë që vinin nga vendet e trazuara.

Sfidanti.al