Suedia, ishte fati i Italisë në shortin e hedhur në Zyrih të Zvicrës për fazën e playoffit, një kundërshtar që nuk ishte shumë i preferuar nga Të Kaltrit. Trajneri Xhanpiero Ventura edhe pse është i ndërgjegjshëm për vështirësitë që mund të hasë skuadra etij, deklaroi se është i bindur se Italia e tij do të shkojë në Rusi.
‘Suedia është një kundërshtar i fortë që meritonte gjithë respektin-tha Ventura-në rrugëtimin e saj drejt playoffit, ajo ka mundur Francën në Stokholm duke lënë pas në renditjen e grupit Holandën. Në do të përgatitemi për sfidën e dyfishtë të muajit nëntor me besim e vendosmëri. Askush nuk e ka marrë e as do të marrë në konsideratë idenë e eliminimit’.
‘Kam fatin që të punoj me një grup futbollistësh të jashtëzakonshëm-vijoi Ventura-dhe këtu i përfshij të gjithë si ata që kanë në kombëtare prej kohësh, si ata që janë bërë pjesë e saj vetëm në kohët e fundit. Dashuria e të gjithë italianëve do të na shoqërojë gjatë gjithë kohës; historia ka treguar që kjo ka ndodh sa herë që vjen moment kur kërkohen tifozët tanë në apel. Në Botëror do të shkojmë të gjithë së bashku’
Sfidanti.al