Unikale:  klasifikim i presidentëve dhe jo i ekipeve!

Superliga është kampionati ku nuk luhet vetëm me 11 futbollistë në fushë, por ka edhe protagonist të “padukshëm”. Shpesh, jo rrallë , edhe arbitrat bëhen bombera, mos flasim për VAR-in qe është ylli i lojës. Pale kur bëjnë atë vijzën shtrembaluqe si për të treguar udhëtimin tonë plot kthesa në futboll. Ka edhe të tjerë që luajnë,  nuk janë në fushë, por në tribunë dhe “golat e tyre” nuk i kapin dot as portierët, as çunat e VAR-it nuk i varrosin dot..

..Një një ekran televizioni, shfaqet nje gjetje unikale,  sapo del klasifikimi i pikëve, nuk shfaqen ekipet, por presidentët. Sa pikë ka secili president dhe sipas radhës nga i pari tek i fundit. Nuk vihen trajnerët, as nuk bëhet fjalë për kapitenët e ekipeve, por vetë presidentët si për të thënë që “topi është imi dhe loja është e imja”. Dhe çfarë loje? Nuk është për tifozët,( ata se thithin dot!)  sepse ata ia kanë mbathur nga stadiumet ! Cila është arsyeja? Janë me të vjetrën : duan që klasifikimi të bëhet me ekipet dhe jo me presidentët. Duan që golat t’i bëjnë vetëm futbollistët në fushë dhe jo “lojtaret e tribunave”…

Sfidanti.al