Visar Bekaj është blerja më e fundit e skuadrës së Tiranës. Portieri 28-vjeçar rikthehet te skuadra bardheblu pas eksperiencës me turqit e Hatayspor.
Bekaj ishte pjesë e rëndësishme e skuadrës bardheblu kur fitoi titullin e fundit kampion, në vitin 2022, tani me misionin për të larguar skuadrën nga zona e ftohtë e tabelës së klasifikimit.
“Ai i njeh ngjyrat. Ai e njeh edhe stemën. Është kthyer aty ku i takon, deri në vitin 2027. Një nga ne”, është ky postimi i bardhebluve bashkë me një video të portierit.
sfidanti.al

