Elbasani prezanton afrimin më të ri në skuadër gjatë merkatos të janarit. Klubi verdheblu njofton se ka siguruar shërbimet e mesfushorit Insa Boye. 23-vjeçari vjen nga kampionati senegalez, madje koleksionon edhe 2 paraqitje me kombëtaren e vendit të tij. “Mirë se erdhe Insa BOYE! Mesfushori vjen nga ekipi i Diambars FC ku dhe mbante shiritin e kapitenit. Boye, 23 vjeç është grumbulluar dhe numëron paraqitje me përfaqësuesen senegaleze”, shkruhet në njoftimin e klubit verdheblu.
sfidanti.al

