Tenisti italian dominoi dy setet e para ndaj serbit, por nuk mundi të vazhdonte për një problem fizik. Fati i keq përndjek Lorenzo Musetti, i cili është detyruar ta ndërpresë rrugëtimin e Australian Open në çerekfinale. Ai po zhvillonte një ndeshje të madhe dhe udhëhiqte 6-4, 6-3 kundër Novak Djokovic, por u dorëzua në setin e 3-të, në momentin që rezultati ishte 3-1 për serbin. Fatal një problem fizik, që e bëri të pamundur vazhdimin e ndeshjes nga italiani. “Nole” fluturon në gjysmëfinale, ku do të ndeshet me fituesin e sfidës Sinner-Shelton. Vërtet i mallkuar Musetti, pasi e njëjta gjë i ndodhi edhe në Roland Garros, ku u tërhoq në gjysmëfinale kundër Alcaraz.
Musetti kërkoi ndihmën e stafit mjekësor pas një lëvizje të gabuar. Italiani ndjeu dhimbje dhe rrëshqiti menjëherë 3-1. Në këtë moment vendosi të ngrinte flamurin e bardhë dhe Djokoviç, me shumë fat, shkon në gjysmëfinale. Pas ndeshjes, Djokoviç u shpreh me sinqeritet se fitoren e meritonte italiani: “Nuk di çfarë të them, më vjen keq për të. Ishte lojtari më i mirë në fushë, unë gati për të shkuar në shtëpi. Ishte vërtet pa fat, duhej të fitonte sot. Uroj të shërohet sa më shpejt. Më ka ndodhur edhe mua më parë, është vërtet e rëndë”.
Më pak emocione negative në tabelën e femrave. Amanda Anisimova, që shihej favorite në derbin amerikan kundër Jessica Pegula, u mund 6-2, 7-6. I njëjti rezultat edhe për Rybakina ndaj Iga Świątek, me kazaken që fitoi 7-5, 6-1, duke eliminuar numrin 2 në botë. Përcaktohen kështu gjysmëfinalet, ku Sabalenka përballet me Svitolina dhe Rybakina me Pegula.
sfidanti.al

