Ku të mos kujtohet ajo shprehja e cila na pëlqen ta degjojmë, por nuk na pëlqen ta zbatojmë : “ Fol për vete , mos fol për tjetrin!” Fill pas ndeshjes Derbi, trajneri i Partizanit, Veselinoviç ka kapërcyer “ylberin profesinal” duke thënë : “ trajneri Magani kishte bërë një punë mjaft te mirë” ! Pyetja s’të mbahet : Si ka mundësi ? Trajneri që ka 100 arsye për të analizuar lojën me luhatje të ekipit të tij, në harkun e 90 minutave, katapulton për “vizitë” tek rivali i tij dhe i bën një vlerësim qokatar , të cilin nuk ia bënë as të tijët.. Maganit!
Ndofta nuk dimë nga diplomacia e trajnerëve, që ndizet me cikle, pasi janë gjahu i preferuar në xhunglën e futbollit.! Tamam si një qasje diplomatike, kur trajnerët i vënë note hokatare njëri-tjetrit. Pasi nuk është hera e parë që s’flasin s’i e kishin përgatitur ndeshjen për vete, por “befasohen” nga kolegu rival. Kur të gjithë ankohen për aneminë e Derbit, krizën në gola dhe shterpësi në ngjarje, kur përflitet frika e tepruar se mos pësojnë gol , trajnerët na u dashurokan nga loja e partnerit.. punë e madhe se nuk u pëlqen tifozëve..
Sfidanti.al