FSHF si Anglia, ndeshje në kulmin e…festës

Ndeshja e fundit e vitit 2024 do të jetë Superkupa e Shqipërisë mes Kukësit dhe Egnatias, një duel që do të luhet vetëm pak orë pas Krishtlindjes, e organizuar në formatin “boxing day” që prej vitesh e aplikon Federata e Anglisë.

Vallë kanë pasur këtë detaj në mendje organizatorët kur morën këtë vendim? Cili është qëllimi i organizimit të një sfide të tillë pak ditë përpara fundit të vitit në një periudhë kur shqiptarët preferojnë të shijojnë festat dhe jo futbollin shterpë? Mistere të natyrës dhe FSHF-së që si për inat të opinionit, mediave, njërezve tifizëve dhe vetë futbollit, merr përherë vendimet më kontradiktore të mundshme.

Nga Pirro Bardhyli