Orges Shehi te Ballkani i Kosovës

Orges Shehi ka arritur akordin me Ballkanin, për t’u ulur në stolin e kampionëve të Kosovës. Nuk kanë kaluar shumë nga largimi i Artim Pollozhanit dhe suharekasit gjetën trajnerin e ri teksa tashmë mbetet vetëm firma në kontratë. Ballkani ka humbur shkëlqimin që fitoi me Ilir Dajën në tre sezonet e mëparshme. Aktualisht ndodhet në vendin e tretë në tabelën e përgjithshme të Superligës së Kosovës.

sfidanti.al