Tirana është ekipi ideal për të ushtruar padrejtësinë dhe ky mallkim i djajve me kollare nuk iu nda as në ndeshjen e jetës me Skënderbeun. Dhe nëse do të ekzistonte një dosje për mëkatet vetëm në perballjet me kampionët e Skënderbeut në tërë këto vite, Tirana s’ duhet të thërriste me zë të lartë, por duhet të shqyente..Superligën. Pas kësaj ndeshjeje fataliteti, kur një arbitër me emrin Hamiti as nuk u kujdes që ta vriste më ëmbël se paraardhësit, e ka çuar deri në fund amanetin e shefave për të eksperimentuar me bardheblutë. Mu nw mes të dites, edhe pse nuk e meritonin humbjen dhe kanë bërë më të mirën e mundshme për të treguar se janë keq, por jo sa për të shkuar një kategori më poshtë, keqberesit e lojes kishin dërguar një “vrasës të pashpirt” kur gjënë më të vogël për kampionët e shikonte me lupë, ndersa dukej si i verbër kur kishte dhe penallti flagrante për bardheblutë.
Shumë më kohë më parë, kur thika zyrtare nisi udhëtimin në trupin e lodhur të një ekipi të pasur vetëm me halle, kemi thënë me shpoti se Tirona jo vetëm është marrë peng nga zyrtarët, të cilët e rrahin sa herë të duan, por ajo as nuk qan dot. Edhe këtë here.. ndëshkimi ishte flagrant. Dukej sheshit që edhe kur ajo bëhet për të luajtur me nder e me shpirt, për të merituar të paktën një barazim, djalli që komandon lodrën dhe Hamitët në fushë, e keqtrajton haptazi.Sa vlen pastaj, kur në fund të ndeshjes, kur humbja me kampionët ishte vazhdim i denjë i serialit të padrejtësive, Karabeci me shokë rrethuan arbitrin Hamiti, sikur nuk e dine se nga vjen e keqja. Do të vijë dita që ta kuptojnë se Hamiti i vërtetë nuk është ai i fushes,por ai tjetri, që pret t’i thuash ‘mbret” edhe kur puseta e Superligws ka shpërthyer…
Sfidanti.al