Puthjen e vetme në trofeun fisnik e ka dhënë në 2009. Rozher Federer ndoshta nuk do t’i vemdosë më buzët e tij në kupën e “Rolan Garosit” pasi mori vendimin për të mos marrë pjesë këtë vit. Për një 35-vjeçar kjo do të thotë humbje një prej mundësive të pakta që i kanë mbetur ende në karrierë. Sado i vështirë, përfundimi i nxjerrë nga legjenda zvicerane ishte i drejtë. Federer synon të përqëndrohet vetëm në Uimbëlldon, dhe nëse ia del, pastaj do të kërkojë fitoren e US Openit.
“Unë dua të luaj tenis edhe për shumë vite, – tha ai, – por, kjo mund të arrihet vetëm nëse unë llogaris forcat. E vetmja mundësi ishte që të mos merrja pjesë në sezonin në dheun e kuq, por të përqëndrohesha në fushat me bar dhe me çimento”. “Rolan Garosi” nuk ka qenë thuajse kurrë pika e fortë e veteranit, ndaj ai nuk deshi të shpenzonte energji të tepërta për një mision thuajse të dështuar që në fillim. Besohet se publiku në “Uimbëlldon” do të ketë fatin të shohë sërish kampionin e madh, ashtu siç ishin të bekuar tifozët në Australian Open.
Sfidanti.al