Ishte si Dita e Falenderimeve, ndonëse u duk sikur u kthye në Mbrëmjen e Vuajtjeve. Çelsi e fitoi edhe ndeshjen e parafundit të sezonit në Premier Ligë, dhe të fundit në “Stemford Brixh”, por kjo ndodhi vetëm në minutën e 88-të. Sesk Fabregas, lojtari që nuk u pëlqye tek Barcelona apo nga Zhoze Murinjo tek Blutë, është kthyer në një histori suksesi me Antonio Konten. Lojtari i Spanjës realizoi golin e katërt në fitoren 4-3 ndaj Uatfordit, në një mbrëmje tepër të gjatë, edhe pse zgjati vetëm 90 minuta.
Xhon Terri luajti ndeshjen e parë si titullar dhe si kapiten pas shumë muajsh, dhe shënoi golin e parë në minutën e 22-të. Gjithsesi, a bëri gabim kur Etien Kapue barazoi për Uatfordin. Azpilikueta dhe Baçuai ngritën rezultatin në 3-1, por miqtë barazuan sërish përpara sesa Fabregas të siguronte 3 pikët. Konte e mbylli ndeshjen duke vënënë kokë një kurorë mbreti, dhe skuadra e tij u ngjit në kuotën e 90 pikëve, me 80 gola të shënuar në 37 ndeshje.
Sfidanti.al