Nëse do të kishte një trofe special për ekipin më “vetvrasës” të sezonit,( te pakten deri tani) askush nga ekipet e Superligës nuk do të rivalizonte dot Partizanin. “Demat” , çuditërisht , këtë sezon, kanë qënë me efikas kur kanë sulmuar portën e tyre, madje kanë ofruar një meny të pasur gafash në mbrotjtje , se sa ka qënë ndëshkues për kundërshtarët. Ky rasti i fundit me Kukësin ishte edhe më emblamatiku : Partizani zapton lojën, kurse Kukësi mban për vete vetëm golat e fitores…
Por, kjo, nuk wshtw [udi befasuese për Partizanin, i mësuar me dhurata në këtë kampionat, aq sa mund të shpallet pa frikë “Plaku i Vitit të Ri” , që gwzon pa masë “fëmijët” e Superligës! Kjo me Kukësin nuk mund të ngatërrohet me “lodrat” e tjera. Futbollisti Musta shënon një gol të rrallë në portën e Kukësit, një goditje që i bën mirë dhe barit të sëmurë të Air Albanias, dhe më pas do të vinte momente i harakirit, kur tamam ky Musta do të godiste edhe portën e tij me një stil makbethian ..
Dhe kur bën gafa, ruleti i fatit duket sikur punon për kundërshtarin. Aq sa na bëhet sikur Kukësi ka vjedhur zemrën e ndeshjes, 3 pikët e çmuara, pasi Partizani nuk meritonte të dilte i humbur. Veç goli i Gjelbërim Taipit, një gjuajtje e pazakontë në llojin tonë, një version për të kujtuar golat e çmendur të brazilianit Roberto Karlos, do të kujtohet edhe si shuplakë ndëshkuese për ata që falin shumë, që humbasin shumë, dhe në fund “krenohen” me lojën, por jo me rezultatin…
Sfidanti.al