Racizëm dhe antifashizëm në ndeshjen e kategorisë së tretë gjermane

Sfida mes Duisburgut dhe Osnabrykut u ndërpre dhe nuk u arrit të mbarohej për shkak të problemeve të mëdha mes tifozëve të të dyja skuadrave. Ekipi mik doli nga fusha pasi një tifoz bvendas ofendoi me parulla raciste lojtarin e tyre Aron Opoku. Si përgjigje, mjaft tifozë të Duisburgut i dolën në krah lojtarit të Osnabrykut me një këngë antifashiste, pra duke e cilësuar nazist atë që ofendoi futbollistin afrikan. Gjithsesi, lojtarët miq dolën nga fusha dhe nuk pranuan ta vazhdonin ndeshjen. Klubi i Duisburgut e cilësoi këtë ngjarje si “pikët më të ulët” në historinë e tyre.

Sfidanti.al