Sikur “dora e zotit” të na sjellë Slloveninë në short..!

Kemi sulmues të nivelit të lartë ! Mos pandehni se janë fjalët e Deshampit të Francës, por të presidentit të FSHF-së, Duka që në prag të shortit të 2 dhjetorit , lutet edhe për një nder të fundit ndaj “zotit “ të shortit! Dhe kur flasin shefat , kur fillojnë të hapin rregjistrin dhe të vendosin notat për mbrojtësit apo sulmuesit , gazetarët kanë frikë të bëjnë pyetje..pa leje ! Pse u shpallën të nivelit të lartë sulmuesit tanë? Mos po ua vjedhim golat mesfushoreve? Po  ndeshja e fundit  me Ishujt Faroe e harruam si me buton, po ajo më parë me Moldavinë, kur sulmuesit u tretën në fushë sikur kishin   “misionin” të mos godisnin portën  kundershtare se..  (për dreq)  e  “mbush edhe shejtani”…

Cila na qënka dhurata që kërkon presidenti ynë nga shorti? Një nder të vogël, që  të kemi në grup Slloveninë, për një tendencë personale, siç thotë vetë, që të ndezë akoma më shumë “derbin” me shefin e tij, Ceferin. Dhe në futbollin e sotëm, kur shefat kërkojnë favore nga shorti, edhe goglat kanë sy e vesh !.

Sikur të jetë lutur edhe Ceferini për Shqipërinë në grup me ekipin e tij, Slloveninë , atëherë do të shpallet  “dora e zotit”,  ajo që do të përkëdhelë  goglat e Europianit.  Sllovenia përballë Shqipërisë! Ceferini përballë Dukës, presidenti kundër zëvëndëspresidentit, për të cilët parashikohet se  mandatin e ardhshëm do të luajnë vetë në fushë për…“derbin e fronit”!

Sfidanti.al