Barcelona synon qëndrimin e Cancelo-s

Barcelona ka vendosur të nënshkruajë përfundimisht me mbrojtësin Joao Cancelo nga Manchester City, pasi t’i përfundojë huazimi në fund të sezonit. Sipas Roger Torello i gazetës Mundo Deportivo, Barcelona duket e kënaqur nga rendimenti i portugezit, kartonin e të cilit e zotëron ende klubi bardhekaltër. Si Xavi ashtu edhe drejtori sportiv Deco janë në një mendje në lidhje me Cancelo, sepse sipas tyre, ai është jetik për projektin dhe duhet të regjistrohet si pjesë e skuadrës sezonin e ardhshëm. City e vlerëson lojtarin në rreth 25 milionë euro me mbrojtësin që do të mbushë 30 vjeç majin e ardhshëm.

sfidanti.al