Sir Jim Ratcliffe pritet të zbatojë një strategji të re të transferimeve tek Manchester United duke i dhënë më shumë prioritet lojtarëve anglezë se sa lojtarëve të huaj. Ratcliffe dhe familja Glazer janë gati për të kompletuar një marrëveshje sipas së cilës miliarderi britanik do të marrë 25 % të aksioneve të “Djajve të Kuq”. Kjo marrëveshje pritet t’i kushtojë kompanisë së tij rreth 1.25 miliardë euro duke marrë në dorë të gjitha transferimet që bëhen në “Old Trafford”, me synimin që në një të ardhme të afërt të marrë pronësinë e plotë të klubit. Ai pritet të emërojë një drejtor sportiv tek Unitedi ku dy kandidatët kryesorë janë Paul Mitchell dhe Dougie Freedman. Sipas Daily Mail, Ratcliffe do të hartojë një strategji të re të transferimeve duke iu dhënë përparësi lojtarëve anglezë që në janar. Që prej largimit të Alex Ferguson në vitin 2013, vetëm 7 blerje të mëdha të Man. United kanë qenë lojtarë nga Anglia.
sfidanti.al