Ramadani kërkon Gjermaninë dhe Italinë në grup

Ylber Ramadani po kalon një moment të artë në karrierë. Me fanellën e Lecces mesfushori shqiptar ka shpërthyer përfundimisht dhe në prag të sfidës kundër Bologna-s, ai u përzgjodh për të folur përpara emdiave duke u ndalur edhe tek Shqipëria.

“Do të doja një grup Itali-Gjermani-Zvicër-Shqipëri. Të shohim nesër. Është kualifikimi i dytë në historinë tonë, një mundësi e madhe. Kemi një ekip vërtet të fortë, 7-8 prej tyre luajnë në Serie A. Është një ëndërr për mua, që i vogël e kam dashur këtë”. 

sfidanti.al