Sir Jim Ratcliffe pritet të zbatojë një strategji të re të transferimeve tek Manchester United duke i dhënë më shumë prioritet lojtarëve anglezë se sa lojtarëve të huaj. Ratcliffe dhe familja Glazer janë gati për të kompletuar një marrëveshje sipas së cilës miliarderi britanik do të marrë 25 % të aksioneve të “Djajve të Kuq”.
Miliarderi britanik,1.3 miliardë për Man. United
Miliarderi britanik Sir Jim Ratcliffe është afër blerjes së disa aksioneve të rëndësishme në Manchester United, që do ta bënte kompaninë e tij INEOS, një zë të fuqishëm në bordin e klubit anglez. Mediat pretendojnë se Ratcliffe do të paguajë 1.3 miliardë euro për 25 përqind të aksioneve në “Old Trafford”. Mbledhja e bordit do