Miliarderi britanik,1.3 miliardë për Man. United

Miliarderi britanik Sir Jim Ratcliffe është afër blerjes së disa aksioneve të rëndësishme në Manchester United, që do ta bënte kompaninë e tij INEOS, një zë të fuqishëm në bordin e klubit anglez. Mediat pretendojnë se Ratcliffe do të paguajë 1.3 miliardë euro për 25 përqind të aksioneve në “Old Trafford”.

Mbledhja e bordit do të mbahet këtë javë për të arritur një marrëveshje përfundimtare me Ratcliffe, një tifoz i madh i United, i cili bëri një ofertë për të blerë Chelsean vitin e kaluar, para se garën ta fitonte amerikani Todd Boehly i cili më pas mori pronësinë e klubit londinez. Ka kaluar pothuajse një vit  që kur Glazers  të cilët morën kontrollin e plotë në United në vitin 2005, njoftuan për herë të parë se po fillonin procesin e eksplorimit të “alternativave strategjike” për klubin nëntorin e kaluar, që përfshinin investimet nga jashtë ose shitjen e plotë të tij.

sfidanti.al