Llogaritë e grupit E favorizojnë Shqipërinë

Me barazimin e Polonisë kundër Moldavisë dhe fitoren e Çekisë ndaj Ishujve Faroe, rruga e Shqipërisë drejt Euro 2024 bëhet më e qartë dhe kuqezinjtë mund të kualifikohen edhe në rast të dy disfatave në ndeshjet e fundit. Mënyra më e thjeshtë e kualifikimit për Shqipërinë kalon nga Moldavia. Nëse Shqipëria fiton ose barazon me Moldavinë në ndeshjen e shtatë kualifikuese është e kualifikuar zyrtarisht. Shqipëria është matematikisht e para e grupit nëse fiton dy sfidat e mbetura të saj. Me dy fitoret do të shkonte në 19 pikë.

Asnjë skuadër nuk mund të grumbullojë kaq shumë pikë sa kuqezinjtë. Shqipëria kualifikohet edhe nëse humbet sfidën me Moldavinë dhe fiton sfidën e fundit me Ishujt Faroe, pasi llogaritja kërkon që ekipi të marrë vetëm dy pikë në dy takime. Shqipëria mund të kualifikohet dhe duke marrë zero pikë në dy duelet e mbetura. Mjafton që në sfidën me Moldavinë të humbasë me një gol diferencë dhe sfidat Çeki-Moldavi, Poloni-Çeki të dalin barazim. Në ndeshjet direkte, Shqipëria do të dilte fituese.

sfidanti.al