Pse Gega dhe Plori i bien nga Australia e Kina për t’ia futur VAR-it !

Batutë alla amerikane e trajnerit Skënder Gega kur e pysin për VAR-in pas ndeshjes së Skënderbeut të tij ndaj Teutës: “Jam i kënaqur që është VAR-i, por nuk bëhet me australianë!” Ç‘ne australianët në këtë mes? Apo në Amerikë,atje ku jeton Gega kur nuk është trajner, frymëzohen shumë anektoda ku thumbohen australianët . Po pse foli amerikançe Gega dhe nuk e tha shqip se çfarë mendonte për “heronjtë e heshtur”, ata që fshihen në barkun e një furgoni. Kur ishte trajner i Partizanit, në majën e klasifikimit, e kuptonim se fliste shkoqur, tani që Skënderi është me Skënderbeun, i bie nga Australia edhe për të damkosur “varistët” e telekomanduar…

Pas deklaratës së trajnerit Skënder Gega, duket sikur e gjithë bota mund ta bëjë punën e VAR-it, vetëm autralianët nuk qënkan të zot për atë punë. Sikur ta dinte bota se “robotit të golave”, siç mund të quhet VAR-i, ne ia hoqëm bullonat qysh në fillim dhe arbitrat kanë dalë tek marifeti i hershëm. Edhe golat, si gështenjat e pjekura, kjo bën, kjo s’bën!

Pyesni Vllazninë, ajo që shpiku futbollin, se a ishte bekim apo mallkim ky lloj VAR-i që po harbohet në xhunglën e topit. Kulmi këtë javë ishte goli 24 karatsh i shkodranëve ndaj Partizanit në ndeshjen e Kupës në mesjavë, porse çunat e VAR-it i gjetën një kleçkë të vogël, që me sy të lirë nuk shquhej, por e shohin vetëm skifterët që bëjnë “radiografinë” e golave. Dhe tamam si Gega, që i ra nga Australia, edhe trajneri Plori, foli gjatë, ndofta i ra edhe nga Kina, në vend që të thoshte troç se VAR-i do të mbetej pa punë e pa djallëzira po të mos ishte Vllaznia..

Sfidanti.al